Thursday, March 28, 2024
BallinaLajmeMbi 8500 euro false, krejt 2-she- policia arreston tre të dyshuar

Mbi 8500 euro false, krejt 2-she- policia arreston tre të dyshuar

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për një periudhë disa mujore, kanë zhvilluar hetime ndaj disa personave nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘falsifikim i parasë, transmeton DrenicaOnline.

Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit ka rezultuar që në flagrancë të arrestohen tre të dyshuarit: E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003), E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2000) dhe L.U., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003). Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 €,  (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celular.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT