TRËNDAFIL I ÇAMËRISË
Aroma e kishte mbuluar e gjithë Çamërinë
Trëndafilat kishin lindur kudo në atë tokë
Atje ku dhimbja po i varros lulet e kuqe
Trëndafilat me aromë u kthye në aromë vdekjeje.
Toka ishe hijeshuar me bardhësi të luleve të bukura
Çamët po i shijonin ato bekime të luleve të Çamërisë
Armiqtë nga të gjitha anët po i këputin këto lule
Trëndafilat e këputur u vyshken në tokën e Çamërisë.
Nga aroma e luleve po ndihet aromë e gjakut
Armiqve po ju pengon gjuha e bukur shqipe
Çamët e ndritur në tokën e pikturuar nga Zoti
Në Çamëri po prehen trëndafilat e lindur në tokë.
Dikur sa bukur po lulëzoni të gjithë trëndafilat
Në Çamërinë tonë e me rrugë të ndërtuara me gurë
Atje valët e detit u përzien me gjakun e çamëve të mi
Trëndafilat e kuq po rrini mbi gurët e varreve në Çamëri.
Çdo trup i vrarë ne pragun e shtëpisë së tij në Çamëri
Mban nga një trëndafil të kuq me aromë të gjakut
E aroma e tij të lidh me erën qe shpirtin peshë ta çon
Trëndafilat e Çamërisë u ujitën me gjakun e çamëve.
Të gjithë ne të mbjellim nga një trëndafil në dhe
Trëndafil të kuq që është ujitur ma gjak të shqipeve
Trëndafilat na kujtojnë dhimbjet dhe vdekjet e çamëve
Të jetë ky trëndafil për të kujtuar tokën e Çamërisë.