LULES QË MBIN PËRMBI GURË
ZHARDHOKU NUK I VDES KURRË.
Lulja kur rritet mbi gurë,
S’ vdes nga dimri, s’thahet kurrë.
S’zhduket rrënja asnjëherë,
lind e çel në çdo pranverë.
Xixëllon nëpër lëndina,
mbretëreshë që e lind stina.
Ka zhardhokun, poshtë në tokë,
bashkë me shkëmbin janë shokë.
Lulen që mbin përmbi gurë.
nuk ka erë që ta thajë kurrë.
Në u dashtë, dhe në dhjetor,
fryn një erë që sjell shpresë…
Çelet lulja mbushet plot:
Jeta-thotë- nuk mund të vdesë!