Tuesday, October 3, 2023
BallinaVitrina e libritEduart Sulollari-PËR BABAIN

Eduart Sulollari-PËR BABAIN

PËR BABAIN

Harresës,
zhytur në psherëtimë
hapat thërmohen.


Në tokën
e dlirtë të fytyrës
rrënjë e dritës gërryen rrudhat.


Po plaket babai.


Qajnë
mbi ngjyrën e ngrirë
hapësirat e pa shkelura.


Motet,
dënesjen shkundin
mbi supe.


Liri e burgosur
fundosur si limanet në muzg.


U plak babai.


Siç plaken kështjellat e rrënuara ndër
përvjetorë,
siç plaken udhët e pashkelura agut të gjakosur,
siç plaket lumi i verbër ndër ledhè të etura.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT