Buzëqeshje ti fal !
Të uriturit që para teje shkon,
fali një buzëqeshje, urija i kalon!
Jepi krahun të sëmurit që rënkon,
fali nje buzëqeshje, e shëron.
Të moshuarit, dhuroi një fjalë,
fali buzëqeshje, I bëhesh vajzë ,a djalë!
Invalidit qe është mbi karrocë,
buzëqeshja jote ,I fal nje botë .
Jetimëve,mbetur pa nënë_ baba ,
buzëqeshja ,të bën prind për ta.
Të huajit, humbur rruge e fe,
fali buzëqeshje, u bëhesh atdhe!
Buzëqeshja një pashaportë sot,
lum kush e ka, ka hyrë në Europë!
Buzëqeshja- ambasadore integrimi,
e para sjellje që kërkon qytetërimi !