Në nderim të policit të rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjakut, janë ndezur qirinj, para Teatrit të Kosovës, nuk ka munguar as Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadori amerikan ka shkruar në Twitter se bashkë me të kanë qenë edhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti ndërkombëtar të cilët kanë ndezur qirinj për nderë të policitë, Afrim Bunjaku.
Hovenier i ka shprehur edhe njëherë ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policit të ndjerë.
“U bashkuan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në një ceremoni të ndezjes së qirinjve për nder të policit të Kosovës Rreshter Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”, ka thënë ambasadori amerikan.