Granit Xhaka ka thyer heshtjen duke folur për arsyen pse u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar Bayern Leverkusenit.
Xhaka u largua nga “The Gunners” pas shtatë viteve në Londër.
Ai ishte një nga lojtarët kryesor te Arsenali sezonin e kaluar, por vendosi të largohet pavarësisht se klubi u kualifikua në Champions League.
Duke folur për gazetën gjermane NZZ, Xhaka zbuloi arsyen pse u largua.
“Në Leverkusen po kërkoja një sfidë të re. Ndjeva sikur koha ime në Arsenal kishte mbaruar pas shtatë vitesh në Londër. Kam ardhur këtu si lojtar dhe person me përvojë. Lojtarët e tjerë e shohin se unë mund t’u jap atyre diçka nga ajo që kam mësuar. Kjo është pjesë e rolit tim këtu”, tha ai.
Mesfushori mohoi se arsyeja e largimit ishte gruaja e tij.
“Ndonjëherë shkruhej se po kthehesha në Gjermani për shkak të gruas sime. Kjo nuk është e vërteta. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur në Londër. Vendimin e mora vetëm si futbollist dhe sportist. Erdha në një klub të lartë në Gjermani që ka një plan dhe dëshiron të arrijë diçka. Mund të shihni se si është në të vërtetë nëse mund të stërviteni këtu çdo ditë dhe të jeni atje. Mund të punosh në paqe te Bayer Leverkusen, nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Ky është një avantazh”.
Reprezentuesi i Zvicrës këtë sezon ka luajtur tetë ndeshje me skuadrën gjermane, duke dhuruar edhe një asistim./Lajmi.net