Shkruar nga Enver Sahiti
Azem Mustafë DAUTI u lind më 20.01.1947 në fshatin Haxhaj të komunës së Gjilanit. Rrjedh nga një familje që mbartëte mbi sypet e saja një histori të mbarë dhe të pasur kombëtare. Babai i tij Mustafa ishte një personalitet i njohur për trimëri dhe patriotizën në malesinë e karadakut sepse kishte një trimëri të pa shoqe sepse si faMilje përherë ishin në shënjestër të pushtuesit të atëhershëm serb dhe bashkë me vellazërit e tjerë Fazli Haxhën , Isa Haxhën e Shaip Haxhën ishin me kohë të edukuar dhe të brumosur në frymën patriotike sepse i takonin një periudhe të lavdishme historike dhe duke u mishëruar për dashurinë ndaj atëdheut dhe me kohë ishin rreshtuan në krahun e atyre që luftonin përherë pushtuesin dhe nuk lejonin që kjo pjesë shqiptare të bie nën ndikim të pushtetit të atëhershëm, andaj dhe përherë ishin halë në sytë e pushtetit dhe ati sistemi ç’farosës ndaj popullit në përgjithësi e ndaj atyre qe i rrinin karshi, në veçanti.
Azemi si i ri pati rastin të njihte historinë ndër breza si psh. pë heronjt dhe shqiptarët prijës të periudhave te ndryshme historike si psh për Idri Seferin, Metush Haxhën i cili isht bashkëluftëtar i Idrizit , sepse Oda e Fazli Haxhës xhaxha i Azemit, ishte një kuvend i kohës shkollë dhe vend tubim i krerëve më të mëdhenj të anës së Karadakur dhe më gjërë.
Azemi pra si i ri, nga kjo pasuri patriotike e familjes ku permes babait të tij dhe axhallarëve arriti që të brumoset me ndnjenja dhe atribute kombëtare dhe njëherit ishte dhe gjenerata e pare e cila pretendonin të shkolloheshin dhe shkollën fillore katerklasëse e kreu në shtepinë e tyre që Fazli Haxha e kishte
Pasardhait bëhuni të fortë dhe krenohuni me prindin, vllaun, familjarin që e patët, asnjiher mos i harroni këshillat e tijë në ekonomi, finansa dhe menaxhim.
Sot na iku edhe një njeri i vlerave. U nda nga kjo jetë vetëm fizkisht më i dashuri ynë simboli i Familjes Dauti si dhe për mbarë nipa e mbesa si dhe për miqësinë e gjërë familjare.
O daja Azem …
Në ç’do pore të kësajë jete,
Na le plot shembuj t’burrërisë
Jetë do bëjmë me kujtimet t’ua
Do jesh përher vlerë
e simbol dhe krenari..
Ishe një personalitet shembull se si duhet jetuar për familje, miq, për shtet e për Pusho i qetë dajua im i dashur në tokën së cilës ia kushtove një jetë.
Jemi krenarë që të kishim e të njohëm persnalitetin tënd prej një burri të fjalës e besës ku të cilat virtyte i kishe trashëguar nga babai Muatafë Haxha dhe mixha Fazli Haxha, të cilët kurrë nuk pushuan së punuar e luftuar për këtë tokë dhe përherë ishin në shënjestër nga pushteti dhe iu bë halë në sy.
Gjilan 24.10.2023.