S’kam faj
Përmallohem,
lotësh mbytem.
S’kam faj
Fytyra qeshet,
kur gëzimit mbështillem
S’kam faj
Ngrysem, zbehem,
kur më rrok trishtimi
S’kam faj
Shpesh herë gaboj,
nga gabimi mësoj
S’kam faj
Idhnohem, frikësohem,
qaj, qesh ,trishtohem ,
pikëllohem
Skam faj
Ndjej dhëmbjen në shpirt,
emocionohem
Jam njeri
S’kam faj…