Sunday, December 1, 2024
BallinaKulturëProfesor Nexhat Krasnqi, heroi i kohës së okupimit, ofroi shtëpinë e tij...

Profesor Nexhat Krasnqi, heroi i kohës së okupimit, ofroi shtëpinë e tij në shërbim të shëndetit të qytetarëve

Periudha e okupimit serb ishte në Kosovë krijoji situatë tejet të rëndë  për shqiptarët të cilat ishin të mbýërthyer nën kthetrat e pushtuesit dhe nuk kishin çasje në asnje shërim, përfshirë edhe atë shëndetësor. Por ishte vete populli, njerëzit humanitar e me shpirt kombetarër ata që organizuan  sistemin parallel të arsimit dhe shëndetësisë, shkruan Kosova Post.

Derisa institucionet shëndetësore ishin të okupuara nga okupatori serb, zgjidhja për shërbime shëndetësore ishin shtëpitë private të qytetarëve  që u bënë  shpëtimi i gjithë shqiptarëve që atë kohë kishin nevojë për shërbime shëndetësore nga shërbime më të thjeshta të kujdesit parësorë deri tek shërbimet e shëndetësisë terciare.

Pra me vullnet të madh e punë të palodhshme gate okupimit në Kosovë funksionoi si është me se miri shërbimi shëndetësor himanitar ” Nëna Terezë”.

Kujtojmë se falë punës së palodhshme të mjekëve e stafit teknik mjekësor, ishin  qytetarët ata të cilat lëshuan shtëpitë e tyre në shërbim të popullit për ata që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.

Pra, një shërbim të tille atë kohë per popullin e tij e bëri edhe Nexhat Krasniqi, i cili lëshoii shtëpinë   e tij për hapjen e ambulancës per shërbime mjekësore per qytetarët e vendit.

Pra, duke kujtuar dhe nderuar e   respekt për të gjithë ata që shtëpitë i lëshuan për ambulanca, kujtojmë kështu edhe  prof. Nexhat Krasniqin, I cili dha shtëpinë e tij në shërbim të  Shoqatës per shërbime shëndetësore” Nëna Terezë”

Këtë humanitet e ka kujtuar përmes një shkrimi në Facebook, shoqata Nëna Terezë:

Postimi i plotë:

Sherbimi humanitar gjatë viteve më të rënda të pushtimit serb përmes shoqatës “Nënë Tereza” duke hapur ambullanta dhe spitale anëkend vendit dhe duke ndihmuar qytetarët në nevojë. Në Prishtine, ambullanta e “Nënë Terezës” ishte vendosur në shtëpinë e Prof.Nexhat Krasniqit në Taukbashqe./KosovaPost/.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT