Thursday, November 7, 2024
BallinaSportTrajneri i Kosovës flet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë: Përballje e vështirë

Trajneri i Kosovës flet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë: Përballje e vështirë

Primoz Gliha flet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë: Përballje e vështirë, besoj te lojtarët e Superligës së Kosovës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur në konferencë për media, para ndeshjes me Bjellorusinë, ku ka prekur disa pika, duke filluar nga ndeshja, deri te lojtarët e Superligës dhe mungesat.

Kosova dhe Bjellorusia do të përballen të martën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gliha tha se ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e vështirë për futbollistët e tij.

“Kurrë s’kam thënë që Kosova nuk është e fortë. Fokusi im ishte të gjejë zgjidhje për çdo problem që mund të na dal para. Kemi gjetur disa gabime që synojmë t’i përmirësojmë ndaj Bjellorusisë. Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e vështirë. Nuk ka kundërshtar të dobët”- ka thënë fillimisht Gliha.

Ndeshja ndaj Bjellorusisë, është e fundit për Kosovën në kampanjën kualifikuese për Evropianin 2024, ndërsa besimin ndaj lojtarëve të Superligës së Kosovës vazhdon ta shfaq slloveni.

“Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për lojtarët e Superligës. Ne kemi zgjedhur lojtarët që mund të përballonin ritëm më të lart. Ata e dëshmuan atë edhe ndaj Zvicrës” nënvizoi Gliha.

Përzgjedhësi Gliha pyet edhe një herë për rastin e Edon Zhegrovës, por ai nuk preferoi të përgjigjej, duke thënë se rregullat janë rregulla.

“Koncentrimi im është tek Bjellorusia. Nuk mund të them asgjë për atë. Nuk do të ndryshoja diçka. Duhet të zbatojmë rregullat. Për mua luan ai që është më i miri. Nuk kanë rëndësi emrat”, deklaroi Gliha.

Në fund ai foli edhe njëherë për gazetaren Qeqa Krelani, duke thënë se ajo kishte të drejtë për Muhamet Hysenin.

“Fjalët pas ndeshjes me Zvicrën janë fjalë të vërteta. Kolegia juaj (Qeqa Krelani) me propozoi një lojtar (Muhamet Hyseni). Ajo kishte të drejtë. Edhe ju mund të më propozoni dikë prej lojtarëve. Unë do ta përcjell. Nëse keni ndonjë futbollist ma tregoni dhe unë do ta përcjell”, përfundoi slloveni.

Kosova deri më tani ka tubuar 11 pikë në grup dhe synon ta mbyll me 14 pikë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT