KËTË KËNGË
Këtë këngë,
Po ia këndoj vetes
Çdo ditë ,
E çdo natë,
Po më bulon në shpirt
Pikë pikë,
Melos i ëmbël ,
Po rrëshqet
Tehut të zemrës,thikë
Të pikojë
Gjak buzësh,
E ngjyer me të kuqe flak
Dashnie,
Dhe më përkund butësisht,
Ëndrrash,
Der ta ndiej majë gishtash,
Të më rrënqethë
E t’më dehë qiejsh.