Monday, August 11, 2025
BallinaSportRamadani: Kjo fitore e jona e rihap garën për titull të kampionit

Ramadani: Kjo fitore e jona e rihap garën për titull të kampionit

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ndihet i lumtur me fitoren e madhe që e regjistroi ekipi gjilanas sot ndaj Ballkanit në derbin e mbetur nga xhiroja e tretë e Superligës.

Ekipi Bardhekaltër fitoi me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj kampionit aktual të Kosovës, të cilit iu afrua në 5 pikë, ndonëse therandasit e kanë një lojë më pak të zhvilluar, shkruan “Gazeta Express”.

“Jam i lumtur për rezultatin dhe për qasjen në lojë. Sot futbollistët treguan që kanë karakter dhe që me plot meritë janë pjesë e Dritës. I uroj ata për fitoren. Ishte një derbi i vërtetë, e përmbysëm rezultatin në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë nuk lejuam të na rrezikonin”, deklaroi fillimisht pas lojës për Artmotion trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Jam i lumtur me këtë fitore, do ta kemi një pushim më me gëzim. Kjo fitore mund të jetë një rihapje e vogël për titullin e kampionit. Do të jetë një pranverë e nxehtë”, përfundoi Ramadani. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT