Monday, August 11, 2025
BallinaVitrina e libritDava Nikolli -STINËT E MOSHËS

Dava Nikolli -STINËT E MOSHËS

STINËT E MOSHËS

Dikur…
stinët e moshës,
ishin zjarr i pashuar.
Thoja kurrë s’kanë të fikur,
thoja kurrë s’kanë të perënduar!


Fort m’i kanë lodhur,
disa shkurre të kohës.
Provuan stinët për të m’i nxirë,
kur u thashë se jam pjesë e botës,
kur e pagëzova fjalën e lirë!


Egërsinë e kohës e thynte rinia,
e përpinte forca shpirtërore.
E flakte përtej shpirti i dlirë,
e burgoste atë mizore,
e lidhte me zinxhirë!


Sot…
nuk ekziston ajo fuqi zane,
s’ndizet eshka në dëborë.
Stinët janë bërë shurdhmemece,
s’mund t’i ndjek më si fjollë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT