Saturday, July 20, 2024
BallinaLajmeGjendet i vdekur turisti i bllokuar në Majën e Jezercës, gjendja shëndetësore...

Gjendet i vdekur turisti i bllokuar në Majën e Jezercës, gjendja shëndetësore e tjetrit është e mirë

Mbrëmë rreth orës 22:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë në Tropojë ka marrë njoftim se 2 turistë bullgarë, gjatë eksplorimit të zonës, në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur me këmbë drejt adresës së dhënë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe banorë të zonës.

Sipas Policisë së Shtetit, pavarësisht kërkimeve për disa orë, nuk është bërë i mundur lokalizimi i turistëve.

“Në mëngjes, ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Emergjencave Civile është nisur me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

Pas disa orësh kërkime është gjetur pa shenja jete njëri nga turistët, 32 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT