Saturday, July 20, 2024
BallinaLajmeTë shtëna armësh në Breg të Diellit, forca të shumta policie në...

Të shtëna armësh në Breg të Diellit, forca të shumta policie në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë te banesat e bardha në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, është gjuajtur me kallashnikov dhe akoma nuk dihet se a ka të lënduar, raporton Sinjali.

Një banor në atë zonë ka rrëfyer për Sinjalin se kanë rrëfyer se kanë dëgjuar “minimum 10 herë të shtëna” duke e trazuar gjithë lagjen.

Sipas tij, dyshohet se ka pasur një konfrontim në mes dy grupeve.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur Autoambulanca dhe Policia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT