Saturday, July 20, 2024
BallinaLajmeZbulimi më i madh i kokainës i të gjitha kohërave në Gjermani:...

Zbulimi më i madh i kokainës i të gjitha kohërave në Gjermani: Kapen 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro

Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale – dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro, raporton Bild.de.

Hetuesit thanë se ishte “konfiskimi më i madh i kokainës” në Gjermani. Dhjetra ton drogë u sekuestruan dhe shtatë persona u arrestuan.

Sipas informacioneve të BILD, janë përfshirë 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro. Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit.

Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Westphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as nuk dihet se kush është arrestuar.

Në një ftesë për një konferencë për shtyp, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Dyseldorfit deklaroi se do të raportoi për “konfiskimin e dhjetëra tonëve kokainë me vlerë disa miliardë euro, që çoi në arrestimin e shtatë personave”.

Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganor dhe policor nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Westphalia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT