Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se babai i saj, nën ndikimin e alkoolit, e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, raporton Express.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 14.06.2024 – 00:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.