Saturday, July 20, 2024
BallinaKulturëFLUTURAT E PAQES - 21 POETË NGA BOTA NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE NË...

FLUTURAT E PAQES – 21 POETË NGA BOTA NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE NË IZRAEL

Shkrimtarja, balerina, poetja, përkthyesja dhe redaktorja ndërkombëtare e poezisë universale në hebraisht si dhe vajza e saj poetja Noa, dhe 21 poetë ndërkombëtarë nga e gjithë bota, poezitë e bukura e të cilëve u përkthyen dhe u redaktuan nga anglishtja në hebraisht, u përzgjodhën nga producenti Shuki Cohen për t’u paraqitur në Ekspozitën sociale, humaniste dhe morale “Fluturat e Paqes” gjatë muajit qershor 2024 në Galerinë e nivelit të lartë HERZLIYA të shoqëruara me piktura nga artistë të njohur.

Në këtë ekspozitë Iris Calif paraqiti 12 nga poezitë e saj, shumica e të cilave bëjnë pjesë në librin e saj të katërt e gjithashtu, vajza e saj Noa Calif u paraqit me 4 poezi.

Iris Calif është fituesja e Çmimit Ndërkombëtar Poetik 2023, e vlerësuar nga Qendra e Studimit të Kulturës dhe Poezisë ITRC (Kinë), një botim i përzierë i Revistës Ndërkombëtare të Përkthimit të Poezisë të Këshillit të Bashkimit Botëror të Poezisë nëntor 2023. Ajo mban diplomën nga Unioni i Shkrimtarëve Profesionistë Rusë dhe revista ndërkombëtare ArinaNN e regjistruar në Ministrinë e Kulturës së Rusisë për kontributin e saj në kulturën botërore “Komuniteti Ndërkombëtar Poetik” 2022. Calif është Shefe e Departamentit izraelit të Ndërlidhjes së Revistës së Letërsisë dhe Arteve të Hong Kongut dhe anëtare e Unionit Botëror të Artistëve dhe Shkrimtarëve, SAPS. Ajo shërben gjithashtu si anëtare e bordit editorial të World Poetry Yearbook 2024 dhe mban Doktoratë Nderi nga Forumi Ndërkombëtar për Krijimtarinë, Njerëzimin dhe Bashkëjetesën e Mbretërisë në Marok. Poezia e veçantë e Iris Calif ka marrë mjaft vlerësime nga shumë kritikë letrarë si në shtypin e printuar po ashtu edhe në faqet ueb. Një nga karakteristikat unike të Iris Calif janë risitë e shumta gjuhësore në poezinë e saj që ripërcaktojnë kufijtë e gramatikës dhe sintaksës. Në shkurt të vitit të kaluar, u paraqit ekspozita ndërkombëtare “Kurorat e Dimrit”, në të cilën Iris Calif paraqiti 19 nga poezitë me përkthimet e saj të poetëve ndërkombëtarë nga e gjithë bota, përkrah vajzës së saj, poeten Noa Calif. Me rastin e Muajit të Grave, Iris mori pjesë në dy ekspozita në Galerinë HERZLIYA dhe paraqiti 21 nga poezitë e saj (producent dhe kurator: Shuki Cohen, “ShukiArt”).
Iris është pasardhëse e një dinastie kabbaliste dhe është e bekuar me profecinë e zemrës dhe aftësitë për kanalizimin dhe vizionin, të cilat janë shprehur në poezinë e saj mistike dhe kabbaliste, e cila është e pajisur me prekje shpirtërore të botëve të shenjta, të mësipërme dhe të fshehta. Për shpirtin e saj është një bekim i përjetshëm të shkëlqejë në frymën e zërit hebre nga thellësia e dashurisë, jetës dhe besimit në Krijuesin e universit – Atin tonë të Shenjtë në qiell. Deri më sot janë botuar tre nga librat e saj: “Në një shteg magjik merr frymë Lolita”, “Hëna e egër” dhe “Bija e Zotit”. Aktualisht Iris po përfundon librin e saj të katërt. Poezitë e saj janë botuar dhe lexuar në radio, televizion, revista kombëtare dhe ndërkombëtare, antologji në Izrael dhe jashtë saj, faqe internet letrare në të gjithë botën. Në Izrael janë paraqitur edhe në ekspozita, ashtu sikurse janë përkthyer nga poetët ndërkombëtarë në shumë gjuhë si: spanjisht, bengalisht, arabisht nepalez, kinezisht, turqisht, assame, rusisht, shqip dhe italisht.
Titulli i ekspozitës u zgjodh nga Iris Calif prej poezisë së saj “Fluturat e Paqes”, të cilën ajo e recitoi në hapjen e ekspozitës. “Fluturat e Paqes” është një ekspozitë sociale dhe universale që merr frymë dhe bartet në fluturim nga zëri i zemrës, shpirtërimi i dëshirës së shpirtit për paqe, shpresë, dritë, dashuri ndaj njerëzimit dhimbjes, frikës dhe besimit.
Sipas saj, kjo ekspozitë unike globale me 21 poetë ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe nga vende të ndryshme si: Kina, Maroku, Bangladeshi, Nepali, Shqipëria, Kazakistani, Kroacia, Turqia, Serbia, Italia, Nikaragua, Meksika, Zimbabveja, Brazili, Libani, Polonia, India dhe Rusia thyen artin e botëve të saj të larmishme, të pastra dhe të dobishme, harkun e zemrës së paqes dhe sikurse “Fluturat e Paqes” përqafojnë në fluturim e sipër me plot dashuri krahët e të gjithë njerëzimit, natyrën, zërin e vetë jetës, botën dhe lirinë e njeriut nga lulet e dritës së jetës. Të gjithë jemi të barabartë, në këtë tokë!

Zgjodha të prezantoj dhe të ndriçoj poezinë e tyre të bukur dhe unike në këtë ekspozitë humaniste dhe sociale me artistët më të mirë nga Izraeli: piktorë, artistë, skulptorë dhe fotografë. Falenderoj secilin nga 21 poetët ndërkombëtarë pjesëmarrës në ekspozitë për privilegjin dhe bekimin për të sjellë botën e tyre emocionale dhe shpirtërore në hebraisht ndërsa merr frymë, e imagjinon dhe e ndjen atë në botët e shpirtit të saj, nga dashuria, respekti, drita dhe njerëzimi si një person normal ndaj një personi tjetër dhe si një shpirt për një shpirt tjetër. Ky është nderim dhe një dritë e madhe që përqafon dhe ndriçon shpirtin tim.

Mbi aspektin vizual ku kam kërcyer me strukturat e këngëve, vetë muzika pasqyron për mua trupin e gjallë të thurura në vargje, fjalë që janë shpirti i shpirtit. Theksova në këngë disa fjali që krijojnë në vetë këngën një këngë tjetër dhe botët thelbësore të këngës, krijova një botë brenda një bote, këndova dhe kërceva me përmasat e fjalëve dhe futa ngjyra me çdo hije që kishte kuptim të madh për shpirtin tim dhe këngën e botës sime.
Kjo është hera e dytë që ajo zgjedh të ekspozojë në Galer

inë HERZLIYA poezitë e poetëve ndërkombëtarë, të cilat i përktheu dhe i redaktoi në hebraisht. Në ekspozitë ajo paraqiti gjithashtu një numër të poezive të saj në italisht, kinezisht, spanjisht dhe arabisht të përkthyera nga poetë ndërkombëtarë dhe të botuara në shumë revista dhe gazeta anembanë botës.
Rritja dhe ripërtëritja e gjelbër, ngrohtësia e jetës dhe krijimit, e kuqja, pasioni, ndjenja, dhimbja, e kaltra qiellore dhe e fshehur, ari mbretëror, e purpurta e shenjtë, portokallia e zjarrtë, me montimin e ngjyrave së bashku pasqyrojnë ngjyrat e emocioneve të harkut të natyrës supreme siç e imagjinoj në vetë botën time shpirtërore. Në të gjitha poezitë paraqitet imazhi im vizualisht dhe paraqiten fotografi artistike të miat, të kombinuara me pikturat e artistes, motrës sime Zehava, e cila krijoi dhe kombinoi artin magjepsës nga fotografitë dhe pikturat. Ekspozita shkëlqeu në frymën e zërit hebre nga njerëzimi, jeta, dashuria, shpresa, dhimbja, frika, drita dhe besimi dhe nga ëndrra për shpresën e paqes dhe qetësisë
Poetët ndërkombëtarë pjesëmarrës në ekspozitë nga vende të ndryshme të botës janë:
Dr. Zhang Zhi, Dr. Jiang Yimao, Dr. Tang Shi (Kinë), Masudul Hoq (Bangladesh), Kamal Dhungana (Nepal), Angela Kosta (Shqipëri), Eralieva Umutkan Polotovna (Kirgizistan), Jasna Gugić (Kroaci), Arslan Bayır (Turqi), Anna Ferriero (Itali), Danielle Trajkoviç (Serbi), Aziz Mountassir (Marok), Carlos Jarquín (Nikaragua),
Jorge Daniel Tejeda Palafox (Meksikë),
Алексей Калакутин (Rusi), Mbizo Chirasha (Zimbabve), Pedro Alfonso Morales (Nikaragua),
Taghrid Bou Merhi (Liban & Brazil) Zbigniew Roth (Poloni), Natalia Esquivel Benít (Kosta Rika),
Dr. Shailesh Gupta Veer (Indi).

Mbreti i engjëjve të botës, i Shenjti, i bekuar qoftë Ai, ati i zërit dhe i të gjitha botëve, unë, Irisi, gjunjëzoj dashurinë time ndaj jush në falënderim para jush se gjithçka është e mirë dhe e bekuar në fjalët tuaja. Amin!!! Dhe shpirti im mbart një lutje të përjetshme, që robërit dhe ushtarët tanë të dashur kudo që ndodhen të kthehen në shtëpi shëndoshë e mirë dhe lufta të marrë fund sa më shpejt. Ju dua të gjithëve dhe bekoj ardhjen me vargjet tuaja në Izrael. Unë jam ëndërrimtarja e Fluturave të Paqes mes luleve të dritës së jetës që përqafohen me fluturimin e krahëve të tyre, dashurinë, njerëzimin e Shpresës, lirinë e njeriut në natyrë dhe jehonën e paqes në botë.
Gjithashtu falenderoj nga zemra ime producentin dhe organizatorin e ekspozitës unike dhe universale “Fluturat e Paqes” Shuki Cohen.
Jemi krijesat e Krijuesit pa dallim ngjyre, race, feje, kombësi dhe dallim gjinor.
Ju falënderoj për privilegjin dhe bekimin për të ndarë poezinë e botës sime së bashku me vajzën time të dashur poeten Noa Khalif, 9 artistë të talentuar nga i gjithë vendi dhe 21 artistë të mrekullueshëm dhe legjendarë nga e gjithë bota dhe nga vende të ndryshme që e duan Izraelin, vëllezërit dhe motrat e mia të dashura për shpirtin e shpirtit, ku vetëm në dritën e Perëndisë bëhemi drita e ëndrrave të plota në zemër Botët e shpirtit nga: respekti, dashuria, shpresa, jeta dhe njerëzimi”. (Iris Calif)

Përgatiti dhe shqipëroi Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT