Krahas evropianit, edhe një garë tjetër mjaft interesante po shkon drejt fundit.
Tashmë dihen edhe dy finalistët e “Copa America”.
Më 15 korrik, do të përballen Argjentina dhe Kolumbia.
Kjo e fundit e siguroi biletën pasi e mposhti Uruguayin minimalisht 0:1.
Golin e vetëm arriti ta shënojë Jefferson Lerma, në minutin e 39-të.
Derisa “Albiçelestët” e eliminuan Kanadën me rezultat 2:0.
Këtu kontribut të madh dha edhe fituesi i tetëfishtë i “Topit të Artë”, Lionel Messi.
E për vendin e tretë do të luftojnë Kanada dhe Uruguay.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 korrik në ora 02:00 pas mesnatës.