Monday, December 9, 2024
BallinaNgjyra jete“Dua të bëhem polic, të fus babin në burg, që të mos...

“Dua të bëhem polic, të fus babin në burg, që të mos e prekë më mamin…”, rrëfimi i djalit të vogël alarmon mësuesen

“Dua të bëhem polic, të fus babin në burg, që të mos e prekë më mamin”. Mjaftuan këto fjalë të një fëmije që ndjek shkollën fillore në një qytet të vogël në zonën e Biellës në Itali për të alarmuar mësuesen.

Djali i vogël ishte shumë i inatosur me të atin, sepse ai i kishte “bërtitur” disa herë nënës së tij në praninë e vogëlushit.

Mësuesja e kuptoi menjëherë peshën e situatës pas këtyre fjalëve dhe njoftoi drejtorinë e shkollës , e cila nga ana e saj dërgoi një raport të detajuar në Prokurori.

Hetimet iu besuan karabinierëve të qytetit ku banon familja. Pasi morën në konfidencialitet maksimal elementet që vërtetonin hipotezën e mundshme të një rasti dhune në familje, karabinierët iu afruan me delikatesë nënës së fëmijës, një grua 42-vjeçare, duke fituar besimin e saj dhe ia dolën që ta bindnin që ajo tu tregonte historinë e saj, të rrëfente terrorin në të cilin jetonte për shkak të keqtrajtimeve që partneri i saj, një i alkoolizuar, i kishte bërë për vite me radhë, madje edhe para fëmijëve dhe që ajo nuk e kishte raportuar kurrë për shkak të frikës.

Frikë e justifikuar, duke qenë se pasi kishin zhvendosur nënën dhe fëmijët në një qendër pritjeje, karabinierët kishin gjetur në shtëpinë e tyre një pistoletë, me karikatorin brenda,  të vendosur mbi frigorifer dhe brenda një dollapi u gjet një pushkë dhe disa fishekë. Të dy armët kishin numrin serial të gërvishtur.

48-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. /corriere.it

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT