Për të patur miq s’kam hapur negociata
Nuk kam vēnë as kushte dhe kritere
Me kanë mjaftuar sjelljet e tyre të arta
Pak a shumë përafersia në karaktere.
Për të patur miq më ka mjaftuar shkolla
Puna pa diskutim, aktivitet i gjatë
Kurrë për miqtë kushte nuk vendosa
As nënshkrime s’bëra në kontratë.
Shume miq i njoha përmes poezisë
Të tjerë me shkrime publiçistike
Kështu e shtrova sofrën e miqësisë
Dhe e mbajta shtruar me ditë e me vite.
Thotë një fjalë e plakut të mençur
Miku njihet në ditë të veshtirë
Këtê fjalë për miqtë e kam gdhendur
Të artë e kam skalitur në shpirtë.
Miq mund të zësh sa të duash në jetë
Por ti mbash është e veshtirë
Kurrë se kam harruar këtë fjalë me vlere
Ndaj e kam tē artë miqësinë