Monday, October 7, 2024
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Të dua!

Manushaqe Hoxha Laçi-Të dua!

“Të dua” të them mes shiut të dendur
Nën qiellin e nxirë me re që rënkojnë.
Dashuria nuk fshihet, as rrin e heshtur
Nëse zemrat njëra-tjetrën dashurojnë.


“Të dua” të them mes dallgëve të detit
Kur si pulëbardha mes tyre luajmë.
Dashuria është magji që s’vjen prej qiellit
Vjen nga shpirti dhe në shpirt e ruajmë.


Dhe në dritën e hënës të them:”të dua”
Kur yjet e përqafojnë natën me mall.
Me shkronja zemre në qiell e shkruaj
Është ndjenjë që brenda djeg si zjarr.


“Të dua” më shpërthen kudo që të jem
Ndonëse e them pa zhurmë e pa bujë.
Ndjenja e shpirtit është e gjërë, e thellë
Është jetë me diell, oksigjen dhe ujë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT