Monday, October 7, 2024
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani -Qiellit

Mimoza Eliona Osmani -Qiellit

I morën frymën ca re të dendura
Sikur të nisura nga tjetër stinë
Qilima ëndrrash endura- endura
Ombrellë e hapur rrinë

.
Kur nxjerrë prej gjoksit gjigant syrin
Mendimet e mia marrin arratinë
Si tym cigaresh që poshtë lënë hirin
Dhe varen mbi retinë…


Nëse me musht i deh një verë
Ky sy i deh me flakë dhe prush
Kjo vjeshtë, sapo ka hapur derë
Në një rrugicë të ngushtë…


Mendimeve të mia pijanece
Ndër vorbullat e qiellit pafund
U flet një diell në gjuhë memece
Tek pemë të shpirtit shkund…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT