Monday, October 7, 2024
BallinaVitrina e libritBilbil Murataj -Si gjethja çel dashuria

Bilbil Murataj -Si gjethja çel dashuria

S’të fola me gojë,
Po me isharete,
Me nazet e tua
Më ke bërë për vete,


Nuk e ngrita zërin,
Fare me ngadalë,
Ndaloi pak çapet,
Më thuaj një fjalë,


Kur të iki larg
Me vite e me muaj,
Pranë s’do të kem,
Që mallin ta shuaj,


Atëhere do mësoh
Se ç’është dashuria,
Sot që më ke pranë luan
Me ndjenjat e mia,


Do kalojnë vite,
S’ke për të më parë,
Do të ngelë në mëndje
Dashuri e parë,


Sepse dashuria
Ka të njëjtën vlerë,
Është si puna e gjethes
Që del veç njëherë,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT