Mos më puth nëse ke frikë nga shiu,
Jeta ime është si stuhi.
Që të rrëmben e zemrën peshë ta ngre,
Të lutem, nuk dua më tragjedi.
Mos më puth, nëse s’beson në arsye,
Puthja ime ka gjithçka të vërtetë.
Nëse të rrëmben pasioni i puthjes sime,
Do të digjesh si zjarri dhe digjesh vërtet.