Thursday, November 7, 2024
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi -S’KA NJËRI QË ËSHTË NGRITUR PA U RRËZUAR

Fatime Kalimashi -S’KA NJËRI QË ËSHTË NGRITUR PA U RRËZUAR

Nuk ka njëri që është ngritur pa u rrëzuar
Jo nuk ka njëri që vuajtje s’ka përjetuar
Askush nuk i këndon dashurisë së vashës
Pa shijuar aromën e lule manushaqes


S’ka njëri pa mund që është ngritur
Pa u lodhur e pa u mërzitur
Pa kaluar edhe ndonjë histori
E tillë është jeta si për mua dhe për ty


Askush nuk ka lindur me pahir e pa qëllim
Të gjithë nga Zoti marrim jetë e bekim
Sikur nga prindërit ashtu nga vetë jeta
Se vetëm nga ndjenja thuhet e vërteta

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT