Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritMihrije Telaku-DRITË E DIELLIT

Mihrije Telaku-DRITË E DIELLIT

DRITË E DIELLIT

Tim biri

Me lotin e dhembjes po iki
Po fluturoj bashkë me zogjtë shtegëtarë
Po kthehem andej nga kam ardhê
Me shpirtin e ngrysur e trupin zvarrë ,zvarrë.

Ketu pranë teje gjeta lumturin
Gëzimin dhe dashurin
Po ditët rrjedhën si një ujvarë
Sërish nëna për ty do të ndiej mallë.

Tani ëndrra ime e çdo nate
E ditët kur ka diell
Them se ti je biri im
E nëna me gëzim të pret.

Lulet që na i sjell pranvera
E kanë aromën e emrit tënd
Tani pêrqafimet ia fali bilbilave
Dhe uratat për ty s’do më ndalën.

Çdo ditë pres kur hapet dera
Shikoj kur në shtëpi hyn ti
E them se erdhi pranvera
Në shpirtin tim përsëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT