Sunday, December 1, 2024
BallinaLajmeMot me diell në pesë ditët e ardhshme

Mot me diell në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java në vijim parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike.

Në njoftim bëhet e ditur se të hënën dhe të martën si pasojë e uljes së temperaturave rreth zeros, në shumë territore parashihet të krijohet bryma.

“Kjo  situatë vije si rrjedhojë e fushave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi kontinentin Europian”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i IHMK-së

E hënë- Mot  me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E martë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe rreth  lumenjëve , të ketë mjegull.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi   1-4 m/s.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT