Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritPoetja Irma Kurti botohet në Argjentinë. Librat e saj janë botuar në...

Poetja Irma Kurti botohet në Argjentinë. Librat e saj janë botuar në 17 vende të botës

Poetja shqiptare Irma Kurti, pas botimeve gjatë vitit 2024 në Kolumbi dhe Greqi, vjen
tashmë me një botim të ri: përmbledhjen poetike të titulluar “Mis estaciones” (Stinët e mia).
Libri është përkthyer në gjuhën spanjolle nga Javier Prieto dhe mban logon e Shtëpisë
Botuese ARTE SIN ADUANAS EDICIONES në Mar del Plata, Argjentinë. Imazhi i
kopertinës është i fotografit Biagio Fortini. Parathënia është shkruar nga Pier Carlo
Lava, botues i gazetës italiane “Alessandria today”. Shkëpusim një fragment prej saj:
“Irma Kurti, poete e jashtëzakonshme, na drejton në labirintin delikat të emocioneve
njerëzore me përmbledhjen e saj më të fundit me poezi. Ky kapitull i ri në karrierën e saj
letrare mbresëlënëse shquhet për thellësinë e reflektimeve dhe aftësinë për të prekur
zemrat e lexuesve. Sinqeriteti me të cilin Kurti ndan përvojën e saj personale u shton një
nivel autentik dhe njerëzor poezive të saj, duke e bërë çdo varg një përvojë të përbashkët.
Kjo vepër është një dëshmi prekëse e fuqisë së fjalës poetike në përkthimin e përvojave
më të thella njerëzore. Përmes filtrit të ndjeshëm të Irma Kurtit, lexuesi zhytet në një
univers emocionesh, ku poezia bëhet një mjet për të shprehur dhe kuptuar dhimbjen,
dashurinë dhe bukurinë e brendshme të gjendjes njerëzore.”
Irma Kurti është një nga poetet shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të
ndryshme të botës. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 17 vende të botës: Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Rumani, Turqi,
Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi, Kolumbi dhe Argjentinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT