Monday, January 13, 2025
BallinaVitrina e libritShelqere Sina-TË MOS JESH PEMË E THATË.

Shelqere Sina-TË MOS JESH PEMË E THATË.

Mos u bëj pemë e thatë,
Dita diell ka, ka edhe re,
Rruga zgjat dhe është e gjatë
Te kjo rrugë ecim dhe ne.

Ti je pemë që gjelbëron,
Ti je vajzë që bëhesh nënë,
Ti ndër fruta diell rrëzon,
Ti në shpirt ke diell dhe hënë.

Kthehu këtu, në vendin tënd,
Ku më njeh edhe të njoh.
Këtu jeta qesh dhe dhëmb,
Këtu dielli ndryshe ngroh.

Kthehu këtu dhe dashurohu,
Bijë e bukur si dritë hëne
Si një pemë, gjithë blerohu,
Edhe qesh…me qeshje nëne.
Poete :Sheqere Sina
Albania ..!

KËTU DIELLI LIND DHE NUK PERËNDON .

Kjo zemër bujare nuk perëndon
Ka diellin brenda, një diell që qesh,
Ti s’ke pse më thua që nata lind vonë,
Ti s’ke pse kujton, oh, duhet të flesh…!

Unë shpirtin e bukur lëshoj si qilim,
Pa eja dhe shtrihu si në një lëndinë.
S’ka ecja, as fund, as rrugë, si fillim,
Të vijë kush të dojë, eh, ç’duan të vijnë…!

Unë s’kam perëndim, kam vetëm një lindje,
Ju hajdeni flini, në daç bëni plazh…
E kam shpirtin tim si frymë pe fëmije,
Veç kur të më ikni, mos thoni Uf, plaç!

Veç kur të largohi më jepni bekim,
Se diellin kam mik, ndaj nuk humb në re.
Ky diell, po ju them, është mik, miku im,
Ky diell që unë kam është diell që s’fle.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT