Libri është thesar
Dhe shumë i çmuar,
Ditët më të lumtura
Me te i kam kaluar.
Aty ku ka libra
Aty është mençuria,
Të gjithë e çmojnë
Dhe e duan njerëzia.
Kur lexoj një libër
Mendja m’pasurohet,
Jam shumë i kënaqur
Se aty argëtohem.
Të gjitha librat
Sa shumë i dua
I pastroj përherë
Janë shok me mua.
Shtëpia pa libra
Si oda pa dritare,
Kështu thotë populli
Është e saktë prore.
Libër të keq s’ka
Fare mos mendoni,
Por merrni librat
Me kujdes lexoni.
Është burim i dijës
Për çdo njeri,
Aty i mëson gjërat
Që ti nuk i di.
Kush dhuron libra
Dhuron mençuri,
Se librat e pasurojnë
Secilën shtëpi.