Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -(cikël poezish ) PAMJE JO TË RRALLA

Petro L. Sota -(cikël poezish ) PAMJE JO TË RRALLA

Era në tokë, po rrëzonte, gjethet e thata,
Dhe drurët kërcisnin, sikur ishin në vajtim,
Muzgu po vinte dhe më pas vjen nata,
Por dielli i lodhur, sapo iku në perëndim.

Ndërsa nata lëshohet, mengadalë e qetë,
Si një pëlhurë, po mbulon gjithë fushën gri,
Edhe yjet kanë filluar, të duken mbi retë,
Del dhe hëna e plotë, që shkëlqen si tepsi.

S’po më duket kjo pamje, si diçka e rrallë,
Por, as muzgu, s’më mërzit mua e as nata,
Diçka tjetër më shqetëson e s’mund ta ndal,
Për drurët që vajtojnë, se bien gjethet e thata.

Këtë shqetësim e shikoj dhe në sytë e tu,
Kur rrudhat e ballit, që tek unë po i shikon,
Si gjethet e thata, m’kanë flokët gjithashtu,
Si hënë e plotë, m’duket balli kur ndriçon.

Është si një cikël, që përsëritet vazhdimisht,
Por dhe ne të dy jemi diku, në mbarim të saj,
Se kështu është bërë kjo botë, ti duhet ta dish,
Është si një dhimbje, që do të harrohet pastaj.

Nata e ëmbël, më vjen mengadalë,
Si një grua me vello, që del mbi lumë,
Më përkëdhel, e më të ëmbëlat fjalë,
Kur shtrihem me të, më ve në gjumë…

Natën e dua, pikërisht se është natë,
Por, dhe nga errësira, frikë jo nuk kam,
Ëndrra të çuditshme, shoh pastaj prap,
Sikur më vjen ti dhe më rri aty pranë….

Mengadalë siç vjen e ashtu ikën nata,
Si mjergull e lehtë, që era tutje e largon,
Por edhe në dimër, kur netët janë të gjata,
Ajo vjen gjithmonë, kur dielli perëndon.

Mbi varkë u nisa, i vetëm një mbrëmje,
Nuk isha në det, por as edhe në lumë,
Lundroja në kënetë, me kënaqësi e ëndje,
Dhe shikoja hënën, që ndriçonte aq shumë.

Me plotë magji hëna, ishte shtrirë në kënetë,
E aq shumë po ndriçonte, me rrezet e saj,
Doja që të hidhja rrjetën, ose ndonjë grep,
Që të kapja hënën, e mbi kënetë ta mbaj.

Nuk po lëviz koha, si në grep kish ngecur,
Po priste dhe hënën, që në kënetë diku ra,
Pelikanët po dremisnin, por s’kishin fjetur,
Zërat po dëgjoheshin, deri në Karavasta.

I magjepsur po shikoja natën, kur po binte,
Me dritën e hënës, si argjënd mbi pisha,
Që të flija në varkë, një mendim po më vinte,
Në këtë natë me hënë, sa dëshirë që kisha.

Sa dëshirë që kisha, të më gjente mëngjesi,
Duke dremitur ashtu mbi varkë, dhe pas pak,
Do të më zgjonte patjetër, zëri i ndonjë këndezi,
Që aq bukur këndojnë, aty në Divjakë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT