Mjeshter i madh, aktori i njohur Mevlan Shanaj ka risjellë një nga skenat më të realizuar të kinemas shqiptare nga filmi “Rrugë të bardha” i vitit 1974.
Ky moment ka qenë një arritje e jashtëzakonshme në ekranin shqiptar ku shumë e kujtojnë nga Deda, djaloshi i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen, por fatkeqësisht Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.
Një çast nga më të arritur në ekranin shqiptar! Çdo gjë është në perfeksion!Vendosja, kompozimi, interpretimi, natyrshmëria, marrëdhëniet ! Plastika e trupit! E lumturisë dhe përhumbjes! Gati të duken të gjalla objektet si soba, rrobat që lëshojnë avull, lakrori! Kamera e qetë si një njeri i tretë që vetëm frymon ! Muzika sikur ngroh më shumë dhomëzën ,sytë e dashuruar, sinqeriteti i marrëdhënieve pa bërtitur ! Një etyd njerëzor trajtuar me thjeshtësi që mbetet madhështi në ekran! Sipas meje është sekuencë botërore në çdo komponent!Nga filmi” Rrugë të bardha” skenari : Vath Koreshi, regjisor Viktor Gjika, kompozitor Limos Dizdari, kamera Lionel Konomi. Në foto: Rikard Ljarja, Elida Cangonja( 1974)”