Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritHava Muçollari-Syri i mallit

Hava Muçollari-Syri i mallit

S’e di a mjaftohesh me një vidio pamje
Të shtëpisë ku u rrite e çove nur?
Këtu mungesën tënde shpeshherë e kërkon malli
Që endet magjishëm mbi çdo parmak e gur.


S’e di a mjaftohesh me gjuhën e heshtjes
Që ndër vite ikje, të flet nën zë?
Ishe aq e bukur, si flutura mbi fletëza
Që endet e endet e gjurmë nuk lë.


S’e di ç’të gëzoi, që vrapove aq larg,
S’e dëgjon më flladin që të fle nën qerpikë?
Unë s’mund të fle pa këngën e tij,
Pa gishtat ndër flokë, që bëjnë muzikë.


S’e di ç’të detyroi të ikje e ikje, si të tjerë,
Aty ku bota dhe pse e madhe, prapë s’ju nxë?
Unë me ankth në parvaz do të pres përherë,
Aty ku syri i mallit më gjen, e prapë më lë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT