Sunday, December 1, 2024
BallinaSportConte ‘shpërthen’ ndaj VAR-it pas barazimit me Interin: Duhet të përdoret me...

Conte ‘shpërthen’ ndaj VAR-it pas barazimit me Interin: Duhet të përdoret me ndershmëri

Antonio Conte e kritikoi me zë të lartë protokollin e VAR-it pas penalltisë së akorduar për Interin në barazimin e tyre 1-1 ndaj Napolit.

Conte arriti në zonën e mediave aty ku gazetarët po diskutonin penalltinë, duke thënë se kishte kontakt minimal mes Andre Frank Zambo Anguissa dhe Denzel Dumfries, por për shkak se kishte pak kontakt, VAR-i nuk mundi ta anulojë si një gabim të pastër dhe të qartë.

“Çfarë do të thotë, VAR nuk mund të ndërhyjë nëse ka një gabim. A mund të ndërhyjnë ata vetëm kur iu përshtatet?”.

“Një vendim nga gjyqtari si ky, mund ta transformojë ndeshjen dhe VAR-i nuk mund të bëjë asgjë për këtë?”.

“Në terma logjikë, nëse ka VAR, duhet të përdoret për të përmirësuar gabimet ose për t’i shfaqur gjyqtarit situata të cilat ai nuk i sheh”.

“Nëse ka një gabim të qartë, dhe ishte, atëherë pse Mariani duhet të lejohet që ta bëjë këtë”, ka thënë Conte.

Eksperti i referimit Luca Marelli, u përpoq t’ia shpjegonte teknikut italian se VAR ka leje që të ndërhyjë vetëm për një gabim të qartë, por Conte nuk e pranoi këtë.

“Ndihem më rehat nëse VAR mund të ndërhyjë për të përmirësuar gjyqtarët, jo për t’ia lënë gjyqtarit, përndryshe më besoni do të fillojë të krijojë mendime të këqija”.

“Ky është një instrument i mrekullueshëm nëse përdoret me ndershmëri”, përfundoi ai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT