Tuesday, January 21, 2025
BallinaKulturëNJOFTIM PËR SHKRIMTARË-E, POETË-E, KRIJUES-E... KONKURS LETRAR

NJOFTIM PËR SHKRIMTARË-E, POETË-E, KRIJUES-E… KONKURS LETRAR

Pas bisedave që kishim më 5 Nëntor 2024 me drejtoreshën e DKRS-së, znj. Liridona Shabani, e arritëm marrëveshjen që në bashkëpunim me DKRS dhe Komunën e Obiliqit ta mbështesim Orën Letrare, edicionin e IX-të, “Vjeshta Poetike në Obiliq, 100 mijë poetë për ndryshim”. (“100 Thousand Poets for Change’’).

Ora Letrare do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal në Obiliq-Kastriot, me pjesëmarrjen e poetëve nga Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Presheva, mërgata po edhe nga ndonjë vendë tjetër. Ora letrar do të mbahet më 14 Dhjetor 2024 (e shtunë) dhe do të nisë në ora 13:00.

KUSHTET:

Poetët që konkurrojnë për pjesëmarrje në këtë Orë Letrare duhet që tekstet e tyre t’i kenë të shkruara në gjuhën shqipe ose në ndonjë gjuhë tjetër, por edhe me variantin e përkthimit në shqip. Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se 30 vargje, të jenë të shkruara pa gabime gjuhësore, me porosi e qëndrueshmëri ideore e artistike. ‘’Meqë o tani o kurrë bota ka nevojë për qetësi dhe ’’PAQE’’, tematikisht poezitë duhet të lidhen vetëm për; ‘’PAQEN GLOBALE’’, figurat e ngjarjet me rëndësi humane, në veçanti, dhe mundësisht me frymëzime poetike. Juria letrare nuk lejon vargje që më vete ngërthejnë urrejtje apo ndonjë shund letrar dhe mangësi strukturimi poetik, tematik, refleksiv e motivues për dashamirët e vargëzimit poetik.

Me kërkesën e jurisë letrare, Komuna e Obiliqit e motivon financiarisht takimin letrar. Juria letrare ka vendosur që pjesëmarrësit duhet të paraqiten me krijimet e tyre deri më 29 Nëntor 2024 (ora kompjuterike 24.00), që të ketë lehtësi t’i përzgjedhë poezitë dhe t’ua bëjë me dije pjesëmarrësve të lejuar nga juria deri më 10 dhjetor 2024 se cilët do të marrin pjesë në Orën Letrare. Shpërblimet financiare, vendi i parë 50 euro, vendi i dytë 30 euro, vendi i tretë 20 euro.

Poetët pjesmarrës do të kenë mundësinë ta vizitojnë,’’ Bibliotekën e Re’’, të qytetit të Obiliqit-Kastriotit, si dhe Shtëpin e Re të Kulturës,’’ Xhavit Haziri’’.Çmimet letrare do të jenë: Çmimi i -I-rë, Çmimi I -II-të, Çmimi i -III-të dhe do të jetë ’’ÇMIMI I KARRIERËS’’. Pas ndarjës së çmimeve të gjithë poetëve-eve pjesëmarrës do t’u ndahen’’MIRËNJOHJE’’ nga Kryetari i Komunës, z. Xhafer Gashi ose drejtoresha e DKRS-së, znj. Lindita Shabani. Adresa elektronike ku duhet t’i dërgojnë krijimet letrare është; fadil_45.curri@hotmail.com Të gjitha punimet dërgohen në rubrikën interne (inbox). JURIA LETRARE DO TË JETË PROFESIONALE DHE DO T’I KENË MEDITJET E TYRE. Për çdo paqartësi na kontaktoni në numrin e tel; 043 542-558. Me nderime. Përshëndetje paraprakisht e suksese të gjithëve!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT