Ç’të them unë ;”për vajzat tona”
Më të bukra i ka Korça
Nga pas vjen Pogradeci
Pale vajzat që ka Përmeti
Shko më tutje për në Vlorë
Ato vajza si “deti jonë”
Vajza ka dhe Gjirokastra
Delvinjote shtatë gjata
Pastaj shko nga Tirana
Vajza si faqe gajtana
Vajza të ëmbla Elbasani
Ka Librazhdi edhe Gramshi
Po të hysh nga Myzeqeja
Këto vajza ti do mydeja
Por ato që ka Berati
Mos të rëntë i keq fati
Po s’harrohen kurr Shkodranet
Mirditoret e Lezhjanet
Pale vajzat që ka Dibra
Janë të vjetra në tradita
Oh dhe vajzat Tropojane
Kanë shtatin si vargmalet e Korabit
Ku të shkosh dhe në Dardani (Kosovë)
Të lot mëndja o perëndi
S’ka kërrkund në rruzllin tokë
Siç ka vajza Shqipja jonë
Sa të bukura e puntore
Po dhe trime shekullore
Shote Galicën shëmbëllore
Mise të bukra si Valbona (Selimllari )
Ka veç në trojet tona
Sy të bukra si shqiponja !!!