( Djalit tim, me rastin e ditëlindjes)
Dua bir, kur të hapësh sytë çdo mëngjes,
Të kujtosh fjalët e nënës,
Më beso!
Do të të ndihmojnë në udhët e jetës!
O bir, mos harxho kohën, duke u ankuar për të shkuarën,
Mos lejo, të të iki sotmja, që të gëzosh të nesërmen!…
Gëzo biri im, frytin e kohës,
Duke mos gjetur arsye për të mbetur pengje!…
Mos i beso fatit,
Beso në punë dhe në rezistencë!…
Mos jeto, duke menduar, çfarë duhet të kishe bërë?!!!
Merr vendime, guxo!. Me punë të palodhur, derisa, të arrish qëllimet e duhura në jetë.
Prano përkohësisht dështimin,
Që të arrish suksesin.
Që të rritesh, të përparosh: nuk duhet të qëndrosh “nën hije të arrës”, të dëfrehesh me gjëra luksi, me rehati!…
Vetëm kështu, kalitesh, forcohesh, mësohesh,
Biri im!
Falënderoje, duaje, buzëqeshi vetes,
Në çdo mëngjes!
Dashuria për njerëzit fillon nga vetja, pastron shpirtrat e lënduara, sjell gjithë botën rreth nesh.
Mbushe shpirtin me vepra të bukura, Qofshin dhe të vogla,
Mos mbaj mëri me askënd!…
Ndero të tjerët, pavarësisht rrethanave, mos e nënçmo askënd.
Vetëm kështu, biri im, Sjellë pranverë në zemrën tënde dhe më tej…,
Dhuron lule, që nuk vyshken kurrë,
Edhe për të tjerët.