Friday, December 13, 2024
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-Aromë shpirti!!

Miranda Troci Derti-Aromë shpirti!!

Nuhas në heshtje aromën tënde dhe vazhdoj të të kërkoj..
Jetoj brenda një ëndërre netët po njësoj..
Gjithnjë ta njohë atë aromë hesht s.përgjigjem..
Zhytyr shpirtin nëpër natë vetshëm pëshpëritjen…


Katandisem nëpër ëndërr dhe poemën shkruaj..
Vazhdoj vargun përgjumësh humbem kuturu..
Gjindem brenda asaj arome nën lëkurë e ruaj..
Ikur përtej të përnatshmes s.di se ku..


Ëndërrash pafjetur përgjumem e s.flas.
Në dehjen e natës mbush shpirtin ngulfohem..
Orët e ëmbla plot aromën përsëri nuhas..
Agu s.dua të zbardhë as s.dua të zgjohem..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT