ZEMËRBARDHI
(Pajtimtarit Anton Çetta)
Fjalë e urtë shpon dhe gurin
Thoshin pleqtë mjekërbardhë
Fjalë e urtë nderon dhe burrin
Gojëmjaltë, melhem për varrë
Flakadan drite, n’ballë të rinisë
Kudo, në oda, fusha e lëndina
Shërove plagë e pajtove zemra
Lartësove besën në ngrehina
Të bërë tok, pleq dhe të rinj
Përqafuan Pajtimin Kombëtar
Në ballë të tyre, or tungjatjeta
Zemërbardhi ynë, Anton Çetta!