Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritGanimete Jakupi Demiri-MË MBETËN PENG SHUMË DËSHIRA

Ganimete Jakupi Demiri-MË MBETËN PENG SHUMË DËSHIRA

Në atë ftohtë janari
Ne takoheshim e çmalleshim nga malli
Nuk na ndalonte dot asnjë stuhi
Se shpirtrat përflakeshin me dashuri


Në atë acar dimri ku gjithçka ishte ngrirë
Ai Dielli pasdites dukej veç për ne rrezonte
Magjia e tij bukurinë na shtonte
Eh ndjenjat akoma më shumë na zgjonte


Ato ditë kalova çastet më të bukura e unike
Që ndonjëherë jeta më ofroi
Por që fati nuk e dashti të vazhdonim tutje
Andaj më mbetën peng shumë lutje


Më mbetën peng shumë ëndrra në gjysmë
Takime, puthje e përqafime
Më mbetën peng shumë fjalë që s’ti thashë
Në kohën dhe vendin kur u dashtë


Druaja nga rrethanat e ndryshme të asaj kohe
Që pastaj më bënë përjetë të pendohem
Por kot, u bë vonë për atë dashuri, për gjithçka
Fati kishte qenë i tillë rrugët me i nda

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT