Sot është paraparë të luhet ndeshja derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në Premier League.
Mirëpo kjo ndeshje mund të shtyhet shkaku i reshjeve të dëborës në disa qytete të Britanisë së Madhe, me tre ndeshje të ligave të ulëta në futbollin anglez që janë anuluar.
Liverpooli, u mbulua nga bora gjatë natës dhe, edhe nëse fusha mund të luhet, rrugët e akullta mund të detyrojnë një shtyrje për arsye sigurie, me mijëra tifozë që udhëtonin nga Manchesteri për këtë ndeshje.
Ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse kjo ndeshje do të shtyhet, e cila është paraparë të luhet në orën 17:30.