Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -KRUSHQIT E LIRISË

Murtez Asllani -KRUSHQIT E LIRISË

Kur u dha kushtrimi
trimat në luftë shkuan,
jeta s’u dhimbsej
për atdhe luftuan.

U ngjiten maleve
me shumë krenari
që t’dëbojnë armikun
dhe t’jetojmë n’liri.

Me flamur në dorë
dhe armë shtrënguar,
çdo moment t’gatshëm
armiqtë për t’i sulmuar.

Sikur shqiponjat
ata fluturonin,
armikun gjakpirës
nga këtu ta largonin.

Të gjithë luftëtarët
në borë e stuhi,
askush s’ua ndalë hovin
ja vdekje, ja liri!

Çdo pëllëmbë të tokës
e ujiten me gjak,
por shokët e tyre
gjithmonë morën hak.

Nuk u dhimbsej jeta
trimave t’lirisë
që liri t’i sjellin
tokës së Dardanisë.

Krushqit e lirisë
në UÇK-shkuan
ishin sypatrembur
të gjallë s’u dorëzuan.

Me zë bilbili
edhe këngë këndonin,
kështu armikun
më shumë e tmerronin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT