Mendove se engjëjt
flisnin me ty
e unë e them
engjëlli vet ishe ti
Buzëqeshjen tënde e shoh
zërin ta ndij
edhe pse ato duar
asnjëherë nuk do ti mbaj në gji
Shpesh flas me ty
edhe pse ike
me lindjen e Diellit
në agimin pa agim
E tash më mbetën
vetëm kujtimet për ty