Saturday, February 15, 2025
BallinaSportE thotë Fabrizio Romano: Napoli e do transferimin e Zhegrovës

E thotë Fabrizio Romano: Napoli e do transferimin e Zhegrovës

Napoli e ka bërë prioritet afrimin e sulmuesit Edon Zhegrova nga Lille në afatin e janarit.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ylli i Kosovës është kontaktuar nga skuadra italiane, ku gjendet edhe Amir Rrahmani megjithatë Lille po e vështirëson situatën.

Sipas tij, Lille nuk dëshiron ta shet Zhegrovën kësisoj nuk po ia hap derën largimit të munshëm të janarit.

“Napoli e ka kontaktuar edhe Lille këtë javë për Edon Zhegrovën, i cili është lartë në listën e tyre”.

Napoli e vlerëson Zhegrovën, por Lille nuk ia ka hapur derën një largimi të janarit deri më tani, nuk po e bën të lehtë sepse nuk dëshiron ta mbajë”, shkroi ai.

Zhegrova këtë sezon po vazhdon të kalojë një formë fantastike te klubi francez, ku ka regjistruar 17 paraqitje në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, duke kontribuar me pesë gola e dy asistime në përgjithësi.

Kartoni i tij e kap vlerën e 25 milionë eurove ndërsa pëlqehet shumë edhe nga AC Milani e Juventusi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT