Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritMyrto Uzuni drejt largimit nga Granada, refuzon të stërvitet dhe është pranë...

Myrto Uzuni drejt largimit nga Granada, refuzon të stërvitet dhe është pranë transferimit në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, pritet të largohet nga Granada gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi shqiptar, Uzuni tashmë ka refuzuar të stërvitet me skuadrën spanjolle dhe është duke kërkuar një aventurë të re, shkruan Indeksonline. Lajmin e bëri të ditur edhe vet trajneri i Granadas, Fran Escriba.

“Myrto Uzuni nuk po stërvitet me ne, dhe nëse një lojtar nuk e bën këtë, unë nuk e llogartii si pjesë e planeve të mia”, u shpreh Escriba

Raportohet se lojtari “kuqezi” ka ofertë nga Amerika dhe skuadra që bën gara në MLS, Austin FC tashmë ka filluar negociatat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT