Tuesday, January 21, 2025
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-TË FALA NGA UNË

Besa Januzi-Rexhepi-TË FALA NGA UNË

I dashur sot po shkon ti në atdhe,
Por unë nuk po mundem të vij me ty,
Para se të nisesh më dëgjo pak
Për vendlindjen kam një porosi
Kur të arrish e kam një merak
Shko te lëndina, ulu e pusho pak,
Shiko anembanë përreth teje, pastaj më trego si u ndjeve,
A u ndal pesha e mallit


A të pushoj shpirti në flladin e malit.
Merre këtë shami të bardhë,
Në té kam ca pika loti,
Në këtë letër kam shkruar me pika gjaku
Ca vargje të shkruara me dashuri,
Vendose shaminë në një degë lisi
Le ta merr me furi bilbili
Zëri i tij që tingëllon si magji
Do të këndoj me vargjet e mia për nostalgjinë.


Këndo bilbil, vajtueshëm pa pra
Këndo, me zemër e mos qaj
Këndo për zemrën që digjet në kurbet
Nga malli për vendlindjen e vet
Fluturo mbi çdo çati
Të shtëpive të mbetura bosh
Dua të ulesh te pragu
Dhe me zërin të vajtosh, të këndosh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT