(Kushtuar disa dashakeqësve)
Nëse më ndodh fatkeqsi
ti mos u gëzo fort shumë
sepse nesër mund dhe ti
të kesh fatin sikurse unë.
Mos u gëzo në të këqijat…
çfarë i ndodhin sot dikujt
sepse në jetë t’papriturat
mund t’i ndodhin gjithkujt.
Mos u gëzo shumë fatkeq
nëse dikush do të burgoset
këto gëzime që ke përdreç
ëndrra jote mund fundoset.
Mos u gëzoni për montimet
që sot u bëhen luftëtarëve
koha do tregojë ,këto gjykime
që janë pjellë e do trathtarëve.
Mos u gëzoni shumë të mjerë
që vëllezërit tanë po i akuzojnë
kujdes nga armiqt që kemi n’derë
mund një ditë të na shqetësojnë.