Tuesday, January 21, 2025
BallinaVitrina e libritFazli Ferati -S'TË VJEN KEQ

Fazli Ferati -S’TË VJEN KEQ

S’të vjen keq
të hidhesh në krye të valles
kur s’di fare të vallëzosh


S’të vjen keq
në krye të krijuesve të qëndrosh
e, se si krijohet
tjerëve t’iu tregosh


S’të vjen keq
të trokasësh në çdo derë
kur mendjemadhësinë e njeh si vlerë


O zot
çka paska n’këtë botë
ku pa fije turpi
lart e ngrehin të thatën kokë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT